Fanellat e cilit lojtar janë më të shiturat në Premierligë?

Rrjeti më i madh i pajisjeve sportive në Britani, ‘Sports Direct’, ka publikuar listën e fanellave më të shitura sivjet duke njoftuar se fanellat me emrin e Angel di Marias së Manchester Unitedit është më e shitura në Premierligë.

9.59 për qind e fanellave të shitura nga ky rrjet janë me emrin e Di Marias, që prinë me diferencë të madhe nga Alexis Sanchez i Arsenalit që është i dyti me 3.8 për qind.