Fanella e Michael Jordan shitet rreth pesë milionë dollarë

Fanella e një prej basketbollistëve më të mirë në histori, Michael Jordan, të cilën e veshi gjatë serisë së fundit të playoff-it në karrierën e tij në NBA, u shit në një ankand për një shumë të pabesueshme prej pesë milionë dollarësh.

Siç raportojnë mediat botërore, bëhet fjalë për fanellën e famshme të kuqe të Çikagos me numrin 23 nga ndeshja e parë e serisë finale kundër Jutas në vitin 1998, transmeton Demokracia.com.

Jordani më pas udhëhoqi Chicago në një triumf në finale dhe kampionatin e tij të gjashtë.

Kjo është fanella e dytë sportive më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë, dhe më e shtrenjta kur bëhet fjalë për basketboll, pas fanellës së futbollistit të famshëm argjentinas Diego Armando Maradona të vitit 1986, e cila u shit për 9.3 milionë dollarë.

Enis Bardhi transferohet te kampionët e Turqisë

Kosova U19 përballë Turqisë në ndeshjen e dytë të Kampionatit Ballkanik