Familja e bashkëshortes së Hoxhës padit “Kiço Glozhenin”

Historia e portierit të Partizanit dhe Kombëtares shqiptare,Alban Hoxha, ka prekur shumëkënd. Ai humbi bashkëshorten, e cila ndërroi jetë më 19 nëntor të vitit të shkuar, për shkak të një komplikacioni shëndetësor pasi lindi fëmijën e parë të çiftit.

Por tani mësohet se AlbanHoxha po kërkon në gjykatë marrjen e atësisë së djalit. Kjo për shkak se mes tij dhe nënës së fëmijës, të ndjerës DorjanaHaka, nuk ka pasur një martesë ligjore. I paditur është gjyshi idjalit, Enver Haka, shkruan Panorama.

Ndërkohë familja e Dorjanës ka bërë një padi tjetër nga ana e saj. Ajo ka vendosur që të padisë maternitetin Kiço Gliozheni, ku humbi jetën vajza e tyre.

Ata kërkojnë dëmshpërblim për humbjen e vajzës së tyre. /albeu.com/