Falënderojnë Yllin dhe Xhebraliat

Gjysmëfinalet e ‘final-fourit’, të organizuar në Suharekën në Ipko Kupën e Kosovës, sjellën spektakël në parket dhe në tribuna nga tifozët e të katër klubeve të cilat ishin pjesëmarrëse.

Dy ekipet finaliste Sigal Prishtina dhe Peja, kanë shfrytëzuar profilet e tyre zyrtare në ‘Facebook’, për të falënderuar qytetarët e Suharekës,  për mikpritjen  e bërë.

“Prishtina falënderon skuadrën e Yllit, për organizimin fantastik. Po ashtu, falënderojmë edhe shikuesit vendas të cilët për herë të tretë me radhë pritën ekipin tonë jashtëzakonisht mirë. Ky është sporti, ky është basketbolli”, shkruhej në faqen zyrtare.

Nga ana tjetër edhe finalisti tjetër i Kupës së Kosovës, Peja, ka falënderuar skuadrën e Yllit dhe tifozët e saj. “Peja dëshiron të falënderoj përzemërsisht klubin e basketbollit Ylli dhe posaçërisht tifozët e tyre Xhebrailat, të cilët me organizmin që kanë bërë na kanë bërë të ndjehmi si në shtypin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit pejan.