Falë golit nga Granit Xhaka, Leverkuseni fiton Kupën e Gjermanisë

Bayer Leverkusen ka shënuar fitore ndaj Kaiserslautern me rezultat 1-0 në finalen e Kupës së Gjermanisë, ku vendosi super goli i shënuar nga Granit Xhaka.

Dy skuadrat e nisën ndeshjen në sulm ku kishin nga një rast, fillimisht Kaiserslautern rrezikoi me Daniel Hanslik, ndërsa Aspirinat u kundërpërgjigjën me Florian Wirtz.

Momenti më i bukur i ndeshjes erdhi në minutën e 17-të, kur Granit Xhaka realizoi një super gol me një goditje nga 30 metra për 1-0.

Bayer Leverkusen kishte dy raste me Alejandro Grimaldon, po që nuk e gjetën rrjetën, ndërsa në minutën e 44-të mbetën me dhjetë veta në fushë kur Odilon Kossounou doli me karton të kuq.

Duke parë që Bayer mbeti me dhjetë lojtarë, pjesa e dytë kishte më pak raste dhe ishte më e kujdesshme.

Josip Stanisic ishte afër të shtonte epërsinë e Bayer, ndërsa Ragnar Ache rreziko për Kaiserslautern.

Rast të mirë në minutën e 75-të, kishte edhe Jeremie Frimpong, por as ky nuk ia arriti të shënonte.

Krejt në fund edhe Florian Wirtz ka mundur të shënojë, por portieri Julian Krahl bëri pritje të madhe.

Bayer Leverkusen fiton edhe Kupën e Gjermanisë pas Bundesligës duke marr me vete të gjithë trofetë vendor në këtë sezon.

Toni Kroos merr gardë nderi nga shokët e Real Madridit, tifozët me koreografi brilante në “Santiago Bernabeu”

Milani ndalet me barazim nga Salernitana në sfidën e gjashtë golave