Falcao po qanë

Përforcimi i ri i Manchester Unitedit, Radamel Falcao, qanë për shkak të telasheve të tij në Old Trafford.

Aventura e dëshpëruar e Radamel Falcaos në Manchester United e ka detyruar atë të qajë, ka njoftuar ish menaxheri i tij, Silvano Espindola. Sulmuesi kolumbian erdhi në Old Trafford në formë huazimi nga Monaco gjatë afatit kalimtar të verës. Por, ai nuk është duke arritur të lë gjurmë tek “Red Devils”.

“Ne bisedojmë shumë. Nuk do të them se ai ndihet i lumtur sepse nuk është ashtu. Ne kemi biseduar shumë herë dhe kemi qarë së bashku”, deklaroi ai për “AS Columbia”.

“Nuk është situatë e lehtë sepse çdo futbollist dëshiron të luajë dhe çdo golashënues dëshiron të shënojë gola, kjo është normale”, shtoi ai.

“Por, për momentin ai nuk është duke shënuar dhe kjo është pjesë e futbollit. Ai është dike e rikthyer formën më të mirë”, përfundoi Espindola.