Falcao kërkon Chelsean

Juventus është befasuar në afatin kalimtar, pasi që objektivi kryesor i verës, Radamel Falcao, e kërkon rikthimin në Premierligë.

Siç shkruan “Daily Telegraph”, sulmuesi kolumbian dëshiron që të transferohet te skuadra e Chelseat, ku është edhe i preferuari i tij, Jose Mourinho.

Falcao është një opsion i mirë për klubin nga “Stamford Bridge”, që megjithatë objektiv kryesor e ka Mauro Icardin e Interit. /Gazeta Olle