‘Faji është i yni’

Gigi Buffon sulmoi veten dhe shokët e tij të Juventusit për qëndrimin e tyre të papranueshëm të tyre në Cesena.

Bianconerët’ kanë mundur të shkojnë në nëntë pikë plus në kry të tabelës pas barazimit të Romës 0:0 me Parman, por barazimi 2:2 nuk i la të ndahen më shumë se shtatë pik.

“Distanca në krye mbetet e pandryshuar dhe sinqerisht kjo nuk është ajo që ne ishim duke shpresuar”, tha kapiteni për ‘Sky Sport Italia’.

“Megjithatë, është e qartë se duke parë romanët ne kishim shpresuar për më shumë. Ajo ishte një shfaqje shumë e pakënaqshme, veçanërisht fillimi, 20 minutat e para pasi u lejuan shumë raste Cesanas, gjë që ne nuk duhet të bëjmë”, transmeton ‘Gazeta olle’.

“Me gjithë respektin e duhur për Cesenan, që luajtën një lojë të madhe, është faji ynë , nëse ne nuk arritëm të marrim tre pikët”.

Buffon thotë se disa lojtarë janë pa përvojë, por ata duhet ta kuptojnë që askush nuk ua fal kampionatin dhe duke parë që ata janë Juventusi, kapinatin duhet ta fitojnë 15 pikë përpara.