Fagioli zbulon emrin që përdorte në platformat ilegale: Nuk fitova asnjë euro, duhet të “laja” borxhet

Ditë pas dite publikohen edhe më shumë nga ato që Nicolo Fagioli ka rrëfyer në Prokurorinë e Torinos.

Para prokurorit, mesfushori zbuloi edhe emrin e rremë që përdorte në platformat ilegale ndërsa ndër të tjera, ka theksuar se ai nuk ka fituar asnjë euro sepse duhej të shlyente borxhet.

“Faturat për bastet mbërrinin në celularin tim nga personi përgjegjës i platformës ilegale. Përdorja një aplikacion të quajtur “Threema” për të cilin më siguruan që kishte shumë besueshmëri”.

“Nga bastet nuk kam fituar qoftë edhe një euro, të gjitha paratë që mund të fitoja shkonin për të “larë” borxhet. Emri që përdorja në këto platformat ishte “XFarenz” dhe “XFarenzo”, ishin emra të cilat i përdorja për të mos u zbuluar”, theksoi Fagioli.

UEFA vendos përfundimisht për sfidën Belgjikë – Suedi që u ndërpre pas 45 minutave

“Futbolli nuk më mungon aspak” – Hazard tregon pse vendosi të tërhiqej