Fadil Vokrri apo Agim Ademi? Kështu qëndron dallimi sipas Challandes

Rezultatet pozitive dhe paraqitjet dinjitoze të Kosovës kanë bërë që Bernard Challandes të jetë njëri prej njerëzve më të dashur e më të vlerësuar në Kosovë.

Challandes e zëvendësoi Albert Bunjakin në krye të Përfaqësueses së Kosovës në vitin 2018, dhe deri më tani i ka ecur mbarë derisa ishte edhe pranë kualifikimit në ‘Euro 2020’.

Në mes të tjerash, Challandes ka komentuar edhe dallimet mes presidentit të FFK-së, Agim Ademi dhe Fadil Vokrrit, i cili u pasua nga Ademi në postin e të parit të FFK-së.

Challandes ka thënë se me Vokrrin nuk ka punuar shumë, derisa me Ademin është tejet i kënaqur.

“Nuk mundem të them shumë për këtë, pasi me Fadil Vokrrin nuk kam punuar shumë. Për fat të keq ai na ka lënë. Mirëpo me Agim Ademin jam shumë i kënaqur, është duke bërë shumë për skuadrën”, ka thënë Challandes për gazetën “Zëri”.

Ndryshe, pas vdekjes së Vokrrit në vitin 2018, Ademi u zgjedh president i FFK-së po në këtë vit me një mandat katër-vjeçar.

Agim Ademi dhe Bernard Challandes