Fadil Berisha e cilëson kështu fitoren ndaj Gjilanit

Trajneri i Prishtinës Fadil Berisha, është shprehur i lumtur me fitoren e dytë duke thënë se në këtë ndeshje kanë mundur të shënojnë edhe më shumë gola.

“Prishtina ngadalë po kthehet. Djemtë sot janë angazhuar maksimalisht, kemi dominuar tërë lojën, e ku kemi mundur të japim edhe dy gola tjera, kemi pasur raste, mirë po kaq ishte dhe në pesë minutat e fundit jemi koncentruar më shumë në mbrojtje.

Dallimi në mes dy ndeshjeve të fundit është se, në Prishtinë Gjilani është mbyllur dhe e kemi pasur vështirë t’i dërgojmë topat në thellësi, kurse këtu luajtën më hapur dhe i dënuam. Se a kemi shpëtuar nga play-auti, ka kohë, përgjigjemi më vonë”, u shpreh Berisha./prishtinafc.com/