Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka qenë objektivi numër një i Real Madridit në tregun e transferimeve prej kohësh dhe Florentino Perez mbetet i vendosur për të siguruar lojtarin francez.
Fabrizio, në një intervistë ekskluzive për Football Espana, ka treguar për të ardhmen e Mbappes, gjendjen aktuale të situatës së tij.
“Gjërat janë të qeta tani, por spekulimet dhe bisedat do të nxehen ndërsa sezoni po vazhdon”, ka thënë fillimisht Romano.
“Real Madridi ende e dëshiron Mbappen. Francezi është obsesioni i Florentinos, por ai e di që ta bësh atë të nënshkruajë është një propozim sfidues duke pasur parasysh se sa i etur është PSG për të ruajtur shërbimet e tij”.
“E ardhmja e Mbappes është shndërruar në një luftë ndërmjet dy prej klubeve më të mëdha në futbollin evropian – “paratë e reja” të PSG-së dhe prestigji historik i Madridit”.
“Duke qenë se Mbappe është në rrugën e duhur për të qenë lojtari më i mirë në botë, ai është shumë i dëshiruar”, përfundoi italiani.