Fabregas shpëtoi Chelsean (VIDEO)

Skuadra londineze, Chelsea, ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim kundër QPR-së.

Londinezët triumfuan minimalisht 1:0 me një gol të vonshëm nga mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas.

Ky i fundit shënoi në minutën 88’, pas një pasimi që bëri nga belgu, Eden Hazard.

Me këtë fitore, Chelsea tani ka 73 pikë, shtatë më shumë se Arsenali në pozitën e dytë dhe madje me një ndeshje më pak të zhvilluar se topçinjtë.