Fabregas: Reali eliminon Juven, Championsin e fiton Barcelona

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, beson që Real Madridi do të eliminojë Juventusin nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, por sipas tij trofeun në fund e fiton Barcelona.

“Real-Juve? Është e vështirë, mirëpo besoj që Reali do të shënojë më shumë se një gol në Bernabeu dhe do të kualifikohet. Finalja? E fiton Barcelona. Ata do të fitojnë gjithçka këtë edicion”, deklaroi Fabregas.

Ai u largua nga Barcelona gjatë edicionit të kaluar, duke u transferuar te skuadra e Chelseat. /Gazeta Olle