Fabregas dënohet me vetëm një ndeshje

Mesfushori i Chelseat, Cecs Fabregas, ka shpëtuar lehtë nga organet disiplinore të Federatës së Futbollit të Anglisë.

Ai është dënuar me vetëm një ndeshje, për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj West Bromwich Albion.

Ai u përjashtua, pasi goditi me top në krye një kundërshtar, derisa loja ishte e ndërprerë.

Pikërisht CHelsea priste se dënimi ndaj tij do të ishte tri ndeshje. Madje, ashpër kishte reaguar edhe Jose Mourinho. (Gazeta Olle)