Patrice Evra ka zbuluar dy arsyet pas largimit të Cristiano Ronaldos nga Juventusi për tek Manchester Unitedi.
Evra, një ish-mbrojtës i Manchester Unitedit dhe Juventusit, foli për gazetën La Repubblica për karrierën e tij si lojtar dhe kohën e tij në Torino.
Francezi iu bashkua Bianconerëve si lojtar i lirë në vitin 2014 dhe u largua nga klubi në janar të 2016.
Megjithatë, vëmendja e intervistës së francezit ishte tek pjesa ku flet për largimin e Ronaldos nga Allianz Stadium.
Evra është një mik i ngushtë i Ronaldos, i cili u largua nga Juventusi në verë pretendon se i di arsyet që quan në largimin e sulmuesit portugez.
“Sepse ai ka nevojë për dashuri dhe respekt”, ka thënë fillimisht Evra për La Repubblica.
“Ai e kishte kuptuar se në Torino, ai po bëhej ‘kurban’ për rezultatet e këqija të Juventusit”.
“Megjithatë, shumë harrojnë se nuk është e lehtë të fitosh në Serie A. Objektivi i Agnellit është të fitojë Scudetton çdo vit, jo Ligën e Kampionëve”.
“Fjalët e Allegrit gjithashtu patën një rol në largimin e Ronaldos”, përfundoi francezi