Evra-Suarezit: Ta jap dorën, por…

Mbrojtësi i Juventusit, Patrice Evra ka lënë të kuptohet se do t’i zgjatë dorën sulmuesit Luis Suarezit, me të cilën do të përballet në finalen e Ligës së Kampionëve.

Suarez u pat suspenduar nga ana e Shoqatës së Futbollit anglez, për tetë ndeshje për abuzim rasicst, gjatë kohës sa sulmuesi ishte në Liverpool, ndërsa Evra ishte duke luajtur ne Manchester United në Anfield në tetor 2011, transmeton Gazetaolle.com.

Të dy janë të vendosur tani që të përballen edhe një herë, në Berlin.

“Shumë njerëz, më pyesin mua këtë pyetje, kjo nuk ka rëndësi”, u përgjigj Evra.

Suarez, gjithashtu do të përballet edhe me Giorgio Chiellini, mbrojtësi italian që e kafshoi në Kupën e Botës.

“Gjëja më e rëndësishme është që unë të luajë në finale, ju e dini. Unë jam krenar për këtë që unë jam. Unë jam krenar për ngjyrën time dhe unë do t’ia tund dorën atij, nuk është problem. Një është e sigurt se ai do të ndjej prezencën time në fushë”.

Kjo pritet të jetë finalja e pestë e Evra pasi ka luajtur një me Monacon dhe tri me Manchester Unitedin, ndërsa shton se nëse nuk do të besonte që skudra e Juventusit mund ta mposht Barcelonën do ta telefononte menaxherin e tij për t’i dhënë fund futbollit.