Evra kapet me mbledhësin e topave

Mbrojtësi i majtë i Juventusit, Patrice Evra, është kapur me mbledhësin e topave në “Santiago Bernabeu”, gjatë pjesës së parë në ndeshjen kundër Real Madridit.

Mbrojtësi francez shihet duke kërkuar që ta marrë topin për ta nisur lojën me shpejtësi, por një gjë të tillë ia pamundëson djaloshi matanë reklamave.