Evertoni pas Januzajt

Adnan Januzaj mund të largohet nga Manchester United në fund të këtij stinori, por duke qenë ende pjesë e Premierligës angleze. Sipas asaj që përcjellë Goal.com, talenti kosovar po kërkohet nga skuadra e Evertonit, e cila në afatin kalimtar të janarit do të bëjë ofertën zyrtare për huazimin e Januzajt.

Mbetet të shihet nëse kësaj radhe United do të pranojë largimin e istogasit, pasi që një gjë të tillë e kishte refuzuar në afatin e fundit kalimtar. /Gazeta Olle