Evertoni mposht Arsenalin

Evertoni ka marrë fitore të madhe 1-0 në shtëpi në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.

Vendasit e nisin shumë mirë ndeshjen dhe e mbanin në vazhdimësi liderin e ligës nën presion.

Rasti i parë serioz në ndeshje u krijua në minutën e 33-të, kur Dominic Calvert-Lewin gjuajti brenda zonës, por topi doli jashtë.

Një minutë më vonë, Abdoulaye Doucoure lëshoi një krosim brenda zonës së Arsenalit, mirëpo topi u largua nga kundërshtarët.

Për, The Gunners, shansin e parë e krijoi Bukayo Saka në minutën e 40-të, mirëpo mbrojta e bllokoi goditjen e tij.

Edhe pjesa e dytë nisi në favor të Evertonit, kur Idrissa Gueye (47′) goditi, por Aaron Ramsadale ishte aty.

Goli i vetëm në këtë takim u realizua në minutën e 60-të, kur Jam Tarkowski shënoi nga afërsia nga një harkim prej këndit, derisa portieri nuk kishte shanse ta ndalte goditjen.

Topçinjtë tentuan deri në fund që së paku të merrnin një pikë, mirëpo Evertoni nuk lejoi befasi – dhe rrëmbeu tri pikët.

Pas javës së 22-të, Arsenali vazhdon të jetë lider me 50 pikë, pesë më shumë se Man City, gjersa në xhiron e 23-të do të kenë punë me Brentfordin.

Llapi dhe Ballkani kalojnë në çerekfinale

Flamurtari – Vushtrria, penalltitë vendimtare për skuadrën e katërt çerekfinaliste