Everton “heshtë” Tottenhamin, Ancelotti mund Mourinhon në fillim të sezonit

Everton ka arritur të mposht me rezultat minimal Tottenhamin, në xhiron e parë në Premierligë.

Skuadra e Ancelottit dëshmoi sot se do të jenë një nga kandidat kryesor për dalje në Evropë sezonin e ri, falë investimeve të bëra në këtë merkato.

Goli i Calvert-Lewin (55’) zgjidhi dilemën e fituesit në ‘Tottenham Hotspur Stadium’, pas një krosimi mjaft të bukur nga ana e Lucas Digne.

Vazhdimi i takimit solli një ndeshje më të dominuar në posedim nga vendasit, por pamundur të krijonin diçka më shumë.

Në javën e ardhshme, skuadra që drejtohet nga Jose Mourinho udhëton te Southampton.

Ndërkohë, Everton pret në shtëpi WBA-në.