Euroliga, Barcelona në ‘final four’

Barcelona, ajo e basketbollit, nuk di të ndalet. Skuadra katalanase regjistroi fitoren e 6 rresht në Eurleague pasi mundi në Lituani skuadrën e Zalgiris Kaunas 83-72 duke konsoliduar pozitat në vendin e dytë të Grupit E me vetëm një humbje më shumë se Reali i Madridit. Nga ana tjetër, Zalgiris u jep lamtumirën shpresave për një vend në finalen katërshe, pasi nuk ka asnjë mundësi matematikore për të arritur në klasifikim Panathinaikos apo ALBA Berlin.

Ishte Alex Abrines ai që udhëhoqi miqtë me 16 pikë, pjesën më të madhe të të cilave e regjistroi në periodën e katërt ku Barcelona tregoi muskujt për të vulosur suksesin. Një tjetër notë pozitive e skuadrës kalatanase ishte edhe Tibor Pleiss me 14 pikë dhe 7 ribaunde edhe pse e nisi ndeshjen nga pankina. Në krahun tjetër, amerikani James Anderson që ka mbajtur të veshur edhe fanellën e San Antonios në të shkuarën, shënjestroi 24 pikë në ditën e 26 vjetorit të lindjes, por grupi i skuadrës lituaneze nuk funksionoi në bllok. Por nëse situata në Grupin E është e qartë me Barcelonën dhe Realin e Madridit që kanë siguruar finalen katërshe, ndeshjet e radhës në Grupin F do të qartësojnë edhe më shumë situatën pasi Fenerbahce, CSKA-ja e Moskës dhe Olympiacos mbeten në garë për vendin e parë.