Etrit Halimi është futbollisti i radhës që ka konfirmuar largimin nga skuadra e Vushtrrisë.
Mbrojtësi i djathtë ka qenë një nga lojtarët kyç të Vushtrrisë edicionin e kaluar, pasi ishte startues në pothuajse të gjitha duelet e klubit dhe ndihmoi “Forcat” që të arrijnë finalen e barazhit, ku humbën nga Malisheva.
Megjithatë, pas përfundimit të kontratës, Halimi ka vendosur që të largohet nga Vushtrria.
“Jam lojtar i lirë, nuk kam arritur marrëveshje me skuadrën e Vushtrrisë për vazhdimin e kontratës”, pohoi fillimisht Etrit Halimi për ‘GazetaBlic Sport’.
Për shërbimet e futbollistit të njohur kosovar tashmë janë interesuar disa skuadra dhe ai pret që të merr vendimin në të ardhmen e afërt.
“Kam oferta nga disa klube të Superligës dhe Ligës së Parë, ende nuk kam vendosur për të ardhmen, besoj që shumë shpejtë do të bëjë hapin e ardhshëm në karrierën time”, përfundoi ai.