Etrit Berisha te skuadra e njohur italiane gjatë verës?

Portieri prishtinas, Etrit Berisha ka bërë një edicion fantastik te skuadra e Serie A, SPAL.

Tashmë për Berishën interesim për ta transferuar gjatë verës ka shprehur skuadra e njohur, Genoa, shkruan Gazeta OLLE.

Gardiani, kujtojmë se te SPAL po luan si i huazuar nga Atalanta.

Këta të fundit nuk pritet ta mbaj portierin edhe më tej në skuadër dhe ‘Calciomercato‘ shkruan se 31 vjeçari është në radarin e Genoas.

Nga Genoa pritet të largohet Mattia Perin dhe klubi italian ka identifikuar tre portier si zëvendësues të mundshëm dhe njëri nga ta është portieri nga Kosova.

Etrit Berisha ka kontratë të vlefshme me Atalantan deri më 2021 dhe vlera e tij në tregun e transferimeve është 2,40 milionë euro.