Etrit Berisha: Tani na presin katër finale tjera

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është shprehur tejet i emocionuar me fitoren 3:0 të Shqipërisë në tavolinë ndaj Serbisë.

Në një postim të tijin në Facebook, Etriti zbulon se lajmin e madh e mori nga familja e tij.

“Për mua ishte një kënaqësi kur dëgjova nga familja ime, mirëpo më e mira ishte ndjenja e drejtësisë, vendim i pritur dhe mundësi edhe më e  mirë për ne në ndeshjet e radhës”, ka shkruar Etriti në Facebook, përcjell GazetaOlle.com.

“Nuk duhet të kemi eufori, janë katër finale që na presin dhe ne do të vazhdojmë ta ndjekim ëndrrën tonë bashkë me ju dhe të tregojmë se jemi një ekip dhe kombëtare e pandarë që japim shpirtin në fushë”, shtoi tutje, Berisha.

etrit berisha