Etrit Berisha në top formë: SPAL kalon në qerekfinale, portieri merr vlerësim të lartë

SPAL ka eleminuar Sassuolon në Kupën e Italisë.

Skuadra e portierit kosovar, Etrit Berisha ka mposhtur 2-0 Sassuolon duke kaluar në raundin tjetër, shkruan Gazeta Olle.

Berisha ka qenë një nga më të mirët në këtë takim, duke u vlerësuar kështu me notën 7.5 nga SofaScore.

SPAL në qerek-finale do të ndeshet kundër Juventus./GazetaOlle/