Etrit Berisha: Jemi në rrugë të mirë

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, në një prononcim për GazetaOlle.com, ka folur rreth mundësive që ka Shqipëria të kaloj grupin, në të cilët gjendet në kampionatin evropian, i cili do të mbahet në Francë 2016.

Shqipëria ndodhet në Grupin A së bashku me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë.

Berisha për Olle, tha se grupi nuk është i lehtë.

“Grup të lehtë normalisht nuk ka, por jemi me një grup që kemi mundësi të kalojmë tutje.Kemi një grup që njohim kundërshtarët njëkohësisht edhe kundërshtarët që na njohin ne. Do të jetë e vështirë, por jemi në rrugë të mirë”, u shpreh portieri i Lazios, Etrit Berisha.

Ndryshe, Berisha ka folur edhe për mundësit që ka Shqipëria duke thënë se luajnë pa presion.

“Ndeshja me Francën sigurisht do të jetë e vështirë se sa që ishte në dy ndeshjet miqësore që i kemi luajtur me ta. Mirëpo, nuk kemi presionin që kanë Franca dhe Zvcira, dhe besoj që kjo do ta na ndihmojë shumë pasi që kemi një ekip të mirë që mund të luaj me çdo kundërshtarë dhe të fitoj ndaj cilindo kundërshtarë”, përfundoi Berisha