Etrit Berisha flet para dy ndeshjeve vendimtare ndaj Hungarisë e Polonisë

Shqipëria është në një fazë jashtëzakonisht të suksesshme të rezultateve.

 

Kombëtarja kuq e zi me paraqitjet në ndeshjet e fundit i ka shtuar shumë gjasat për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Botëror.

Tashmë, kjo kombëtare është para dy sfidave vendimtare për këtë kualifikim në Kampionatin Botëror, atyre ndaj Hungarisë dhe Polonisë.

Portieri i kësaj kombëtarje, Etrit Berisha, në një intervistë ekskluzive për ‘GazetaBlic Sport’, ka komentuar këto dy ndeshje dhe ka folur në lidhje me kualifikimin e mundshëm në kompeticionin më të madh të futbollit për shtete.

Berisha tha se janë shumë të vetëdijshëm për mundësitë dhe se do të luftojnë me gjithë forcën e tyre për këtë kualifikim. Ai tha se janë të interesuar vetëm për vendin e dytë, sepse vendi i tretë dhe i katër nuk çon askund.

Ne jemi shumë të vetëdijshëm për mundësitë që kemi dhe jemi të fokusuar vetëm në ndeshjen e parë pasi një fitore eventuale do të na hapte rrugën edhe më shumë për t’u kualifikuar. Jemi të interesuar të arrijmë në vendin e 2 -të, vendi i 3 -të ose i 4 -të nuk të çon askund kështu që nuk është i rëndësishëm për ne. Ne duam të përsërisim suksesin në Evropianin e vitit 2016 edhe pse shanset janë shumë më të vogla, por për aq kohë sa kemi, do të përpiqemi me gjithë forcën tonë, pastaj mendoj se kemi kualifikimin e duhur për të provuar”, tha Berisha për GazetaBlic Sport.

Më pas, portieri i kombëtares shqiptare tha se ndeshja ndaj Hungarisë do të jetë vendimtare, atje ku nëse kuqezinjtë triumfojnë, do të jetë më pas një atmosferë fantastike për ndeshjen ndaj Polonisë.

Unë shpresoj shumë të fitojmë me Hungarinë, sepse ajo ndeshje do të konfirmojë dëshirën tonë për vendin e dytë, pastaj ne jemi në shtëpi për ndeshjen ndaj Polonisë dhe tifozët tanë na kanë dhënë gjithmonë një shtytje shumë të madhe, kështu që as nuk kam dyshim se ata do të na mbështesin pafund dhe do ta mbushin stadiumin edhe për këtë takim“, përfundoi ai.

Ndeshja ndaj Hungarisë zhvillohet me 9 shtator, në ora 20:45. Kurse, ndeshja ndaj Polonisë zhvillohet me 12 shtator, poashtu në ora 20:45.

Aksident i frikshëm, Rossi: Në pistë ka pilot të çmendur, disa po sillen si kamikazë

Superkupa mbarëkombëtare te femrat organizohet në Vlorë