Torino ka stërvitur të mërkurën, por trajneri Ivan Juriq ende nuk mund të llogarisë në shërbimet e Etrit Berishës, i cili tash e disa javë është duke vuajtur nga një problem në muskul.
Por, vetëm lëndimi i Berishës nuk po e shqetëson klubin torinez.
Lëndimi i Berishës në fakt e ka bllokuar shitjen e portierit Razvan Sava, aktualisht portieri i katërt i Torinos.
19-vjeçari rumun nuk do të lejohet të shitet derisa Berisha të jetë plotësisht i gatshëm për urdhrat e trajnerit kroat Juriq.