Eto’o e fillon me dorë të hekurt si presidenti i Federatës së Kamerunit, e pësojnë disa nga punëtorët

Samuel Eto’o është tashmë president u Federatës Kamerunase të Futbollit.

Ish-sulmuesi i Interit dhe Barcelonës nuk i ka marrë gjërat shtruar, por ka filluar menjëherë të bëjë ndryshime.

Sipas mediave afrikane Eto’o ka pushuar nga puna disa persona për shkak se ata mbërritën me vonesë.

Eto’o kishte mbërritur në zyrë që në orën 6:45 dhe urdhëroi rojen që të mbyllte portën në 7.

Si rrjedhojë disa punonjës që erdhën në orën 8 morën njoftimin që të shkonin në shtëpi.

Samuel Eto’o nuk e ka marrë me shaka këtë punë dhe punonjësit e tjerë janë të paralajmëruar.

Ishte i projektuar për titullar ndaj Interit, mbetet mister mungesa e Veselit

Dior Zogaj i pari në Finlandë, mundësi 8-vjeçar me të ardhme të ndritur