Eto’o ‘çmendet’ për vilën e mallkuar! (FOTO)

Futbollisti kamerunas Samuel Eto’o thuhet se ka rënë në dashuri me një vilë të mallkuar. Villa Altachiara me të cilën ka rënë në dashuri Eto’o vlen 28 milionë dollarë dhe ka një 40 dhoma.

“Eto’o dëshiron të ketë një pallat të tij dhe do t’a blejë këtë vilë pavarësisht mallkimit që ajo ka”, tha një burim. Kjo vilë thuhet se është e mallkuar pasi ish-pronari i saj, Lord Carnavon një studiues egjiptologjie, shkoi të të zbulonte sarkofagun e Faraonit Tutankamun.

Disa javë pasi hapi varrin e Faraonit Carnavon vdiq nga pickimi i një mushkonje.

Aty nisi të përhapej miti se ai i kishte prishur qetësinë shekullore Faraonit ndaj shtëpia ku do të mbahej sarkofagu do të ishte e mallkuar.

Miti u përforcua kur pak ditë më pas u zhduk edhe bashkëshortja e tij, kontesha Francesca Agusta.

Ajo doli e veshur me roba banjo dhe një peshqir nga shtëpia duke thënë se po shkonte të lahej në pishinë.

U gjet tre javë më vonë e mbytur në gjirin e San Tropez në Francë.

villa villaaa villaaa