Futbollisti i talentuar i Malishevës, Etnik Brruti ka refuzuar kombëtaren e Shqipërisë U21.
Falë paraqitjeve të mira me Malisheva, Bruti ka bindur drejtuesit e FSHF-së për ftesë, por ky i fundit e ka refuzuar një të tillë.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet futbollisti për Kanal10.
“Është e vërtetë kam pasur ftesë nga Shqipëria U21 por kam vendosur të vazhdojë me Kosovën. Më kanë telefonuar mua dhe agjentin tim rreth kësaj ftes”.
“Edhe pse Shqiperia janë vellezrit tan kam vendosur ta perfaqsoj Kosoven dhe eshte nder dhe krenari per mua”, deklaroi Brruti.