Espanyoli shkarkon trajnerin

Klubi i njohur spanjoll Espanyol ka shkarkuar trajnerin Sergio Gonzales pas formës së dobët që ka treguar skuadra javëve të fundit.

Espanyoli ka realizuar vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit.

Të hënën, kryesia e klubit ka vendosur ta largojë Gonzalesin dy ditë pas humbjes nga Celta Vigo.

Ish-mesfushori i Deportivos, ishte asistent në Espanyol B në vitin 2013 para se të merrte kryesimin e klubit një vit më vonë.