Eskalojnë huliganët britanik pas humbjes, shkatërrojnë ambientet e stadiumit

Skuadra e Championship, Cardiff humbi në udhëtim kundër Bristol me shifrat 3-2. Kjo gjë duket se i ka lënë të pakënaqur tifozët e miqve, të cilët shkaktuan shumë dëme në ambientet e stadiumit.

Cardiff nuk po kalon një sezon të mirë dhe është vetëm katër pikë larg nga zona e rënies nga kategoria. Kjo gjë duket se i ka nxehur shumë tifozët e klubit dhe nuk janë përmbajtur më.

Ata filluan duke prishur tualetet e stadiumit të Bristol dhe pas kësaj filluan me tavanin. Sipas videos të shpërndarë në rrjetet sociale, dëmet duken vërtetë të mëdha.

Klubi i Cardiff gjithashtu është shprehur se do t’i paguaj Bristol për dëmet e shkaktuara nga tifozët e saj.

FVK kthehet me lajme të jashtëzakonshme nga Asambleja Ballkanike e Volejbollit që u mbajt në Shkup

Përfundon miqësorja e dytë e Ballkanit në Turqi, ky është rezultati ndaj skuadrës nga Superliga e Bullgarisë