Essien drejt Greqisë

E ardhmja e mesfushorit të Milanit, Michael Essien, është larg “San Siros” dhe larg kampionatit italian, Serie A.

Sipas informacioneve të fundit nga mediat italiane, Panathinaikosi i ka ofruar ish-futbollistit të Chelseat kontratë dy-vjeçare, nga e cila do të përfitonte 1.1 milionë euro në vit, të cilat me bonuse mund të shkojnë deri në 1.5.

Mbetet të shihet përgjigja e mesfushorit të Milanit, e cila sipas mediave italiane, do të jetë pozitive. /Gazeta Olle