Është përmbyllur me spektakël “Tournament Prishtina 2022” në futboll të vogël që për disa ditë radhazi u organizua në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet nën patronatin e FFK-së.
Fitues i këtij turneu doli ekipi Bjorn, që në finale e mundi ekipin Xhavit Kozhani.
Në konkurrencën e femrave fituese e turneut doli Mitrovica, që në finale e mundi ekipin e Veteraneve të Kosovës, derisa në grupmoshën U13 fitues doli El Clasico.
I pranishëm në ndeshjet finale ishte edhe presidenti Agim Ademi, i cili i ndau trofetë për më të mirët së bashku me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama.