Është një nga talentët më të mëdhenj në Kosovë, Redon Ismaili mbetet i lirë

Redon Ismaili ka qenë zbulimi i këtij viti në Superligën e Kosovës, pasi nga janari deri më tani ka qenë një titullar i rregullt te Gjilani.

Mesfushori i talentuar gjilanas u rikthyer te Gjilani nga huazimi që kishte te Vllaznia e Pozhoranit dhe shkëlqeu në mesfushë, duke u bë një nga mesfushorët më të mirë në Kosovë.

Megjithatë ndeshja ndaj Ballkanit ka qenë e fundit për të me fanellën e Gjilanit, pasi lojtari tanimë ka mbetur i lirë pasi kontrata që kishte me bardhekuqtë i ka skaduar.

Por Ismaili nuk do të mbetet kohë të gjatë pa skuadër, pasi java e parë e janarit pritet që ai të nënshkruajë me ekipin e ri ku do ta vazhdoj karrierën.

Telegrafi ka mësuar se reprezentuesi i Kosovës U21 ka oferta të shumta në tavolinë si nga kampionati kosovar ku kërkohet nga klubet e pjesës së epërme të tabelës, ashtu edhe nga Shkëndija e Tetovës, Partizani i Tiranës dhe Dinamo City.

Gjithsesi agjentët e futbollistit janë duke biseduar edhe me skuadra turke, zvicerane dhe norvegjeze derisa kjo javë pritet të jetë vendimtare për lojtarin i cili do të vendos se ku do ta vazhdoj karrierën.

21-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit qendror këtë edicion ka zhvilluar 19 ndeshje, ku ka realizuar një gol dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Ismaili do të vendos së shpejti për skuadrën e tij të re, derisa ajo skuadër që do t’i siguroj shërbimet e tij do të bëj një investim të mirë për të ardhmen pasi mesfushori ka potencial të madh për tu shitur me shifra të mëdha në të ardhmen.

Dinamo Zagreb interesohet për transferimin e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë

Fundjavë perfekte për sulmuesit e Shqipërisë, pesë prej tyre shënojnë gola