Në ndeshjet e fundit të “Dardanëve”, ka munguar ylli i kombëtares, Arbër Zeneli, i cili pësoi dëmtim gjatë muajit korrik me klubin e tij francez, Reims, shkruan GazetaBlic Sport.
Sulmuesi mitrovicas dëmtoi ligamentet e gjurit, teksa ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me klubin e tij në sezonin e ri të Ligue 1, 2021/22, gjithashtu mungoi edhe në grumbullimin e kombëtares tonë.
Babai i Arbër Zenelit, Avni Zeneli konfirmoi për ‘GazetaBlic Sport’, se lojtari është ndierë shumë keq që ka munguar në takimet e fundit, por thotë se po punon që të rikthehet së shpejtë.
“Arbëri është ndierë shumë keq që ka munguar në ndeshjet e fundit, ai është shqiptar – normalisht që ka qenë i prekur. Momentalisht po punon shumë që të rikthehet nga lëndimi”, tha Avni Zeneli në një prononcim të shkurtë për gazetën.
Vlen të potencohet se Arbër Zeneli është lojtari i dytë me më shumti gola në kombëtaren e Kosovës (9), andaj mungesa e tij ka luajtur rol të madh në duelet e fundit.