Berat Gjimshiti ka shënuar sonte dy herë me fanellën e Atalantës, duke ndihmuar skuadrën e tij që të përmbyste një ndeshje të komplikuar në Ligën e Evropës ndaj Olympiacosit.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shënoi në minuta 61 dhe 63 të duelit, për të kthyer sfidën në shifrat 2-1 për ekipin e tij.
Ndaj nuk ishte aspak rastësi që edhe adresa zyrtare e Ligës së Evropës në Twitter, të mos ngurronte ta cilësonte një hero të vërtetë mbrojtësin shqiptar i cili i dha suksesin skuadrës italiane.
“Heroi i Atalantës Berat Gjimshiti! Dy gola në dy minuta”, shkruante adresa zyrtare për futbollistin e përfaqësueses shqiptare.
Këto në fakt nuk ishin golat e parë të Gjimshitit në arenën ndërkombëtare.
Ai kishte shënuar një gol më parë në sezonin 2014-2015 me fanellën e Zurichut ndaj Apollon Limasol, në fazën në grupe të Ligës së Evropës.
⚫️🔵 Atalanta hero Berat Djimsiti! Two goals in two minutes 👏#UEL pic.twitter.com/Ait8GWuaBq
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) February 17, 2022