Është afër Milanit

Milan është favorit i ri për transferimin e sulmuesit të Sevillas, Carlos Bacca.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Corriere dello Sport”, “Rossonerët” kanë ofruar 22 milionë euro dhe mbrojtësin Adil Rami, për blerjen e reprezentuesit kolumbian.

Me këtë ofertë, Milan ka dalë para Romës, skuadër tjetër nga Serie A që ka shprehur interesim për transferimin e Baccas.

Sevilla e vlerëson Baccan në 30 milionë euro dhe oferta e Milanit i afrohet kërkesës së klubit spanjoll, shkruan lajmi.net.