Esat Mala drejt Superligës së Kosovës? Ja çfarë ka bërë zv.presidenti i klubit kosovar për të

Esat Mala nuk po kalon momente të mira te Partizani, pasi ka ngërç me klubin për rinovimin e kontratës dhe të ardhmen e tij.

Lojtari është stërvitur veçmas nga grupi dhe ende klubi nuk ka vendosur gjë për të.

Nga ana tjetër zv.presidenti i skuadrës kosovare të Ballkanit, Arben Osmani, që kryeson tashmë në kampionat dhe është ekipi nga Mala u transferua për te Partizani, ka publikuat një foto në “Facebook”, teksa në tabelën e një rrugë shkruhet emri “Esat Mala”.

Në këtë postim ka qenë edhe vet lojtari i Partizanit që ka komentuar, duke shprehur falenderimet.

Duket se klubi i Ballkanit i tregon “rrugën” e rikthimit për futbollisti 21-vjeçar me origjinë nga Prizreni.