Ervin Skela bën hapin e madh në karrierë, merr drejtimin e skuadrës së famshme gjermane

Ervin Skela është gati të ngjisë një tjetër shkallë të rëndësishme në karrierën e tij të re si trajner.

Legjenda kuqezi pritet të marrë drejtimin e ekipit U-19 të Frankfurtit pasi trajneri aktual Damir Agovic është shkarkuar nga kjo detyrë.

Skela ishte zv.trajner te ekipi i U-19 dhe do të marrë drejtimin pas largimit të Agovic.

Oversport mëson se Skela ka folur me drejtuesit dhe ka rënë dakord për këtë pozicion të ri duke bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij të re si trajner futbolli.

Momentalisht Skela është emëruar si trajner i përkohshëm, por atij do t’i besohet ky rol edhe në vazhdim.

Me trajnerin Agovic, ekipi i Frankfurtit nuk kaloi një periudhë të mirë. Ata ndodhen në vendin e 13-të në Bundesligën për 19- vjeçarët dhe rrezikojnë rënien nga kategoria.

Deri më tani fitoren më të thellë në kampionat, Frankfurt e ka arritur përballë Feriburg me rezultatin 4-0 dhe në atë kohë në stol ishte Ervin Skela pasi trajneri Agovic ishte i dënuar.

Talenti kosovar Dritan Maqkaj dhe Ervin Skela

parë Skela ka qenë edhe trajner i ekipi të 17-vjeçarëve të Eintrachtit, ndërsa tashmë do të ngjisë një shkallë në karrierën e tij. Ka qenë vetë klubi i Frankfurtit që ka zyrtarizuar rolin e ri në ekip për Skelën me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.

Eintrachti gjithashtu lufton edhe në Champions League për këtë grupmoshë ku sfida e radhës do të jetë përballë AZ Alkmaar.

Albin Berisha drejt transferimit te gjiganti shqiptar

E ardhmja e Enis Bardhit mes Spanjës dhe Italisë