Eros Grezda shënon gol të bukur në Kroaci me fanellën e Sibenik

Sulmuesi shqiptar, Eros Grezda ka gjetur këtë të premte rrugën drejt rrjetës, pasi nuk kishte arritur të shënonte që prej muajit gusht të vitit të kaluar.

Skuadra e Grezdës, Sibenik është duke u ndeshur me ekipin e Lokomotiva Zagrebit, në takimin e vlefshëm për raundin e 27-të të Ligës së Parë të Futbollit në Kroaci ose siç njihet ndryshe 1. HNL.

Ndërsa ekipi i shqiptarit mban avantazhin 1-0, në një kohë kur nuk është mbyllur ende pjesa e parë e këtij takimi, ishte Grezda ai që realizoi golin e vetëm.

Ai ka mundur të godasë rrjetën e Nevistic në minutën e 14’, pas një asisti nga Antonio Marin.

 

Dy derbi në çerekfinale të Kupës te hendbollistët

Largohet Cavani, Lingard ndoshta dhe Rashford, United pritet t’i ofrojë kontratë të çmendur sulmuesit polak