Eros Grezda rrahet në parking me lojtarin kundërshtar

Eros Grezda është bërë lajmi i ditës në Kroaci.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe Osijekut, është rrahur me lojtarin kundërshtar të Rijekës, Anonio Mirko Çolak.

Incidenti ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, ku Rijeka fitoi 3:2, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, derisa të dy lojtarët ndodheshin në parkingun e stadiumit, Grezda ka goditur me dorë kundërshtarin, shkruajnë mediat kroate.

Grezda u rikthye në Rijeka nga Glasgoë Rangers.