Eros Grezda prezantohet te skuadra e re

Eros Grezda nis një etapë në karrierën e tij.

Sulmuesi 26-vjeçar shqiptar është zyrtarizuar në Hungari te skuadra Zalaegerszeg TE.

Transferimi i tij në kampionatin hungarez është bërë në formë huazimi nga Osijeku për një vit.

Kujtojmë që Grezda, i konsideruar një sulmues me shumë perspektivë, ka patur luhatje të mëdha në karrierë.

Transferimi te Glasgow Rangers në vitin 2018 u konsiderua një hap i madh cilësor, por ai nuk mundi të linte gjurmë te gjigantët skocezë, duke u kthyer në Kroaci tek Osijeku, ku sërish nuk mundi të rigjente veten.

Grezda shpreson t’i rikthehet ditëve më të mira në skuadrën hungareze, me synim rikthimin edhe në Kombëtare, ku mungon prej shumë kohësh.

Januzaj shënon gol fantastik ndaj Monacos (Video)

Gjilani rikthehet te fitoret në ndeshjet miqësore, mposhtë Skënderbeun