Eros Grezda flet për ndarjen me Oriola Marashin

Futbollisti shqiptar, Eros Grezda, ka qenë temë e medieve në ditët e fundit për formën e treguar me klubin e tij të ri, Zalaegerszeg, ku shënoi edhe gola.

Por ai është përfolur së fundmi edhe për përfundimin e lidhjes me modelen Oriola Marashi.

Lojtari ka folur për këtë gjë, duke thënë se ndarja ka ndodhur dhe tani janë shokë.

“Po, është folur shumë rreth kësaj çështjeje. Shpresoj që të jetë hera e fundit që unë flas për lidhjen time. Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë”.

I bëjnë unfollow njëri-tjetrit, Oriola Marashi dhe Eros Grezda i japin  fund?! | Top Albania Radio | It's time

“Secili ka ëndrrat dhe punët e veta. Kaq dhe nuk dua të them më asgjë”, ka thënë Grezda për Panoramasport.

Nuk ishte në planet e klubit të Giresunsporit, mësohet lëvizja e fundit e Esat Malës

“Estadio Leo Messi”: Një nderim i mrekullueshëm për argjentinasin që është bërë viral tashmë në rrjetet sociale