Eroll Zejnullahu bënë super-asist në Bundesliga 2 (VIDEO)

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Eroll Zejnullahu, sapo ka bërë një super-asist në Bundesliga 2.

Skuadra e tij, Union Berlin po fiton 1:0 në udhëtim ndaj Fortunna Dusseldorfit, me golin e Ëood, të shënuar në minutën 13.

Ai u gjend ballë për ballë me portien kundërshtar, falë shërbimit të mrekullueshëm të Zejnullahut nga gjysma e fushës, shkruan GazetaOlle.com.

 

E plotësuar

Union Berlin fitoi 3:1, kurse Eroll Zejnullahu asistoi edhe në golin e tretë, të shënuar nga lojtari i Dusseldorfit (autogol).