Eroll Salihu tregon datën kur FIFA mund ta pranojë Kosovën

Në një intervistë për mediat gjermane, sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu thotë se vendi ynë ndihet sikur në geto.

Ai shpreson se UEFA e FIFA do të gjejnë një zgjidhje të shpejtë për futbollin tonë. “Kur po e shoh Gjibraltarin të pranuar me vetëm 30 mijë banorë, dhe lejohet të marrë pjesë në kualifikime për Evropian dhe Botëror, them se përse ne si Kosovë me afërsisht 2 milionë banorë nuk na mundësohet kjo. Kjo më bënë të them se ne jemi të diskriminuar”, thotë Salihu në për ‘ëeser-kurier.de’, transmeton Gazetaolle.com.

Sipas tij, sporti nuk ka të bëjë me politikën. Ai theksons e delegatët e FIFA-s, kanë thënë se Kosova duhet të pranohet vitin e ardhshëm. “Unë kam dëgjuar se delegatët e FIFA-s kanë thënë se Kosova duhet të pranohet në vitin 2016. Por, ne kemi dëgjuar aq shumë fjalë sa nuk besojmë më me të vërtetë. Nëse bota e futbollit na pranon tani, do të krijonte më shumë krenari për vendin tonë, pasi njerëzit po largohen për të gjetur një jetë më të mirë”, shton ndër të tjera, Salihu.

I pyetur se sa është e vështirë të bëhesh lojtar në Ligën e Kosovës, Salihu deklaroi: “Nuk është e lehtë të jesh pjesë e Ligës së Kosovës. Për trajnerin tonë, është e vështirë të gjesh lojtarë që janë në të njëjtin nivel me ata që luajnë në Evropë. Dua të them se liga jonë është po aq e fortë sa liga e katërt e Gjermanisë. Njerëzit në klube kanë pak përvojë për të ndërtuar një ekip profesionist”. (Gazeta Olle)