Eroll Salihu, ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së, ka deklaruar se është gati të jetë kandidat për kryetar të federatës nëse i jepet besimi nga anëtarët kurdo që mbahen zgjedhjet
Ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, ka deklaruar ekskluzivisht për emisionin Debat Plus se ai është i hapur për të qenë kandidat për pozicionin e kryetarit të FFK-së, nëse ka nevojë dhe nëse gëzon besim nga anëtarët e federatës.
“Gabimi më i madh i imi ka qenë kur e kam pasur 100 për qind mbështetjen, për arsye se kemi hyrë në FIFA dhe UEFA dhe kam thënë se sekretar është vështirë me gjet. Unë do të jem kandidatë për kryetar të FFK-së nëse ka nevojë dhe nëse besohet do të jem kandidat”, ka deklaruar ai.