Eroll Salihu: Flamur Bunjaku është kontribut dhënësi më i madh i futbollit kosovar, ka harxhuar miliona euro për pranimin tonë në UEFA e FIFA

Eroll Salihu ka folur në Kanal 10 në lidhje me dorëheqjen e Flamur Bunjakut nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës:

Ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së ka thënë fjalë të mëdha për Bunjakun, duke deklaruar se ai hargjoi miliona euro për pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA.

Salihu u pyet në Kanal 10 nëse dorëheqja e Flamur Bunjakut kishte të bënte me ngjarjet e fundit në FFK.

Ish-sekretari i përgjithshëm i FFK-së tha se Flamur Bunjaku është njëri nga kontribuesit më të mëdhenj në futbollin kosovar duke dhënë miliona euro për pranimin tonë në UEFA e FIFA.

“Për fat të keq po, kuptohet që kjo është arsyeja e vetme. Janë mërzit njerëzit nga kjo gjë. Flamur Bunjaku është njëri nga kontribuuesit më të mëdhenj në futbollin e Kosovës. Flamurin e kemi pasur dorë të djathtë Fadili (Vokrri) dhe Unë. Kjo foto është në kongresin e FIFA-s kur nuk na dhëshin vizat dhe Flamuri ishte i gatshëm të shkonte i vetëm, por më vonë Fadili pashi ishte rezident në Francë iu lejua”.

“E kemi pasur dorë të djathtë në UEFA e FIFA, e kemi pasur shtëpinë e tij si shtëpi të dytë. Ka harxhuar miliona euro për futbollin e Kosovës dhe kurrë nuk e ka qel gojën të flas”.

“15 vite ky njeri ka dhënë kontribut. Unë mendoj se është një humbje e madhe për futbollin gjilanas dhe të Kosovës”.

“Absolutisht ka qenë shumë i shqetësuar pasi ishte i mërzitur shumë pasi as anëtarët e KE nuk e thirrnin të konsultoheshin, derisa ky ka qenë nikoqir i gjithë atyre sa herë kanë shkuar në Zvicër”, deklaroi Salihu.

/Gazeta Olle/

Kosova mbanë stërvitjen e parë me trajnerin Griesse, vetëm 13 futbollistë në stërvitje (Foto)

Shabani: Dukagjini shpëton pa barazh, Drita duhet ta ndjek deri në fund titullin